ShowBizzz

Vdes aktorja amerikane, Marlene Clark

Ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare aktorja Marlene Clark.

Ylli i famshëm vdiq në shtëpinë e saj në Los Angeles në fillim të këtij muaji pas një karriere që zgjati mbi dekada.

Lajmi për vdekjen u bë i ditur nga një prej mikeshave të saj të ngushta, Tamara Lynch.

Clark ishte më e njohur për paraqitjen në “Sanford and Son”, si dhe filmin klasik horror “Ganja & Hess” dhe “Night of the Cobra Woman”.

E lindur në vitin 1949, Clark bëri debutimin në showbiz si adoleshente në filmin “For The Love of Ivy”, duke u shfaqur në filma si “The Bill Cosby Show”, “Slaughter” dhe “Enter the Dragon”.

Paraqitja e saj e fundit si aktore erdhi në vitin 1988 në “Head of the Class”.

Pasi u kumtua lajmi të shumta kanë reagimet e fansave që shprehën ngushëllime për vdekjen e aktores me origjinë amerikane.