Një incident i rrezikshëm është regjistruar gjatë natës në zonën e Skelës, në Vlorë, ku era e fortë ka rrëzuar një kolltuk nga tarraca e një pallati shumëkatësh.
Objekti ka rënë në katin e parë të godinës, duke shkaktuar dëme materiale në një prej bizneseve të zonës.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa rënia e kolltukut për pak sa nuk është kthyer në një tragjedi.
