Mateo Borri ka reaguar në rrjetet sociale pas kritikave që partnerja e tij, Brikena Selmani, mori për një fotografi të publikuar në Instagram, ku shfaqej me një bluzë me mbishkrimin “Jam pronë private e Mateo Borrit”.
Postimi i Brikenës, i shoqëruar me fjalët “Kur do ta kuptoni?”, u komentua gjerësisht, veçanërisht për shkak të kohës kur u publikua, pak orë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë.
Mes personave që reaguan ishte edhe ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Xheneta Fetahu, e cila kritikoi përdorimin e shprehjeve që e paraqesin partnerin si pronë të dikujt tjetër.
“Kosova hala e tronditun prej rastit të Arlindës, e dikush sot na del me ‘jam pronë e të dashurit’. WTF, moj motër?! Njeri s’osht pronë as e prindit t’vet, e le mo e dashurit!”, shkroi Xheneta në Instagram.
Pas këtyre reagimeve, Mateo ka zgjedhur të ripublikojë fotografinë e Brikenës në InstaStory, pa bërë asnjë koment për kritikat që ajo ka marrë.
Ai e ka shoqëruar imazhin vetëm me dy emoji, një zemër të kuqe dhe një dry me çelës, duke lënë të kuptohet se nuk ka ndonjë kundërshtim ndaj mesazhit të partneres së tij.

Pavarësisht debatit të krijuar, Mateo nuk ka përmendur Xheneta Fetahun dhe as nuk u është përgjigjur drejtpërdrejt personave që e kanë kritikuar Brikenën.
