Menaxheri Xhani Demika foli sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, të moderuar nga Sidorela Gjoni, për rikthimin e Eli Farës në skenë pas skandalit të videove intime me kompozitorin Adi Hila, të shpërndara në rrjetet sociale.
Të lidhura
None found
Demika tregoi se vendimi për koncertin nuk është marrë lehtë. Sipas tij, u deshën shumë biseda për ta bindur këngëtaren, ndërsa rikthimi i saj ishte kërkuar edhe nga fansat. Ai pranoi se performanca mund të jetë e vështirë për Elin, por theksoi se ajo duhet të vazhdojë karrierën e saj.
Pjesë nga intervista:
Sidorela: Rikthimi i Eli Farës në skenë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Çfarë mund të na tregosh më shumë?
Xhani: Shumë njerëz na kanë kontaktuar duke pyetur pse nuk e merrnim ose nuk e ftonim Elin. Na u desh një periudhë e gjatë për ta bindur që ta realizonte këtë koncert, sepse edhe për të ishte shumë e vështirë dhe dukej diçka e pamundur. Pas shumë diskutimeve, arritëm ta bindnim që të performonte në club.
Xhani: Ka shumë njerëz që e duan dhe mezi presin ta shohin. Jo çdo koment duhet të ndikojë në mënyrën se si jetojmë. Sidomos në rastin e një artisteje që e ka ndërtuar me shumë vështirësi karrierën e saj, nuk ka arsye që të ndalojë. Në fund të fundit, bëhet fjalë për një çështje personale dhe ajo vetë e di më mirë. Për këtë arsye vendosëm ta organizonim koncertin, edhe pse për të mund të jetë e vështirë.
Sidorela: Duke qenë se e konsideron të vështirë për të, si po e përjeton këtë periudhë?
Xhani: Nuk i di gjërat me shumë detaje, por shpresoj që koncerti të shkojë sa më mirë. Uroj që Eli të paraqitet si artiste, ashtu siç ka bërë gjithmonë kur ka dalë për të performuar. Për “Natën e legjendave” kishim menduar prej kohësh dhe kjo ishte mundësia për ta ftuar më shpejt, duke i treguar respektin që kemi për të si artiste.
Sidorela: Çfarë mesazhi ke për ata që kanë komentuar?
Xhani: Nuk jam askush që t’u jap këshilla njerëzve. Secili ka mendimin dhe opinionin e tij. Ajo që mund të them është se jeta vazhdon dhe secili duhet të mbajë përgjegjësi për atë që ndodh. Gjërat kalojnë dhe çdokush duhet të vazhdojë përpara me kokën lart.
