Ditën e gjashtë të protestës në Tiranë, boshti i tensioneve është zhvendosur nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” drejt qendrës së kryeqytetit, ku Sheshi Skënderbej është kthyer në arenën kryesore të përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Gjatë zhvillimeve të fundit, një pjesë e protestuesve kanë vijuar goditjet me gurë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve të policisë. Nga ana e tyre, uniformat blu janë kundërpërgjigjur me ndërhyrje të vazhdueshme duke përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të bërë të mundur shpërndarjen e turmës.
Për dallim nga ditët e mëparshme ku përballjet zhvilloheshin kryesisht përpara godinës së Kryeministrisë, zhvendosja e forcave të policisë më poshtë në bulevard dhe përdorimi i mjeteve me presion kanë penguar rigrupimin e protestuesve në vendqëndrimin e mëparshëm.
