Kuriozitete

Zjarr i përmasave të mëdha në Lezhë/ Flakët rrezikojnë banesat në Manati dhe Barbullojë, era e fortë vështirëson ndërhyrjen

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer në zonën mes Manatisë dhe Barbullojës në Lezhë.

Flakët, të cilat kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë të mbuluar nga ferra dhe shkurre, po përhapen me shpejtësi në një perimetër të gjerë.

Për shkak të përmasave të vatrës dhe shpejtësisë së përparimit të zjarrit, disa banesa që ndodhen pranë kësaj zone ndodhen tashmë nën rrezik të drejtpërdrejtë.

Në terren kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për izolimin e vatrës dhe vënien e situatës nën kontroll.

Megjithatë, operacioni i shuarjes po përballet me vështirësi të mëdha si pasojë e erës së fortë, e cila po shërben si katalizator duke hapur vatrat e zjarrit dhe duke favorizuar përhapjen e mëtejshme të tyre.

Të Ngjashme