Bota

Zyrtari i OKB-së jep dorëheqjen: Në Gaza po bëhet gjenocid, kemi dështuar

Një zyrtar i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut me bazë në Nju Jork ka dhënë dorëheqjen pas situatës në Gaza, të cilën ai e përshkroi si një “rast tekstual të gjenocidit”.

Craig Mokhiber, drejtori i Zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të OKB-së në Nju Jork, njoftoi dorëheqjen e tij në një letër të shpërndarë publikisht të martën – më shumë se tre javë pas konfliktit Izrael-Hamas.

Mokhiber bëri të ditur se ai ka jetuar në Gaza duke punuar për të drejtat e njeriut për OKB-në në vitet ’90. Ai akuzoi Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet evropiane për “mbulim politik dhe diplomatik për mizoritë e Izraelit.”

Letra iu dërgua shefit të OKB-së për të drejtat e njeriut Volker Turk në Gjenevë.



/tiranapost