Lajme

Aksidenti tragjik në vendin fqinj, humbin jetën dy shqiptarë, 34 dhe 36 vjeç

Dy shtetas me origjinë shqiptare kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur pasditen e së shtunës, 3 tetor, pranë Nea Peramos në Kavallë, në drejtim të plazhit të Ammolofonëve, bëjnë me dije mediat greke.

Sipas informacioneve paraprake, viktimat, 34 dhe 36 vjeç, ishin miq me njëri-tjetrin. Njëri prej tyre po udhëtonte me një motor, ndërsa tjetri ishte drejtues i një skuteri elektrik.

Nga përplasja, 34-vjeçari u plagos rëndë dhe, pavarësisht ndërhyrjes së autoriteteve dhe ekipeve të shpëtimit, nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

I plagosur rëndë u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Kavallës edhe 36-vjeçari, i cili u shtrua në Repartin e Terapisë Intensive. Gjatë natës, edhe ai ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Rrethanat e sakta të aksidentit mbeten ende të paqarta dhe janë nën hetim nga autoritetet greke. Në fokus të hetimeve është mënyra se si ndodhi përplasja mes motorit dhe skuterit elektrik.//vizionplus.tv

Të Ngjashme