ShowBizzz

Angela Martini shfaq më tërheqëse se asnjëherë më parë

Modelja Angela Martini është një personazh shumë i komentuar në shoëbizin shqiptar, pavarësisht se prej vitesh është zhvendosur në Amerikë.

Bukuroshja shkodrane nuk heziton të ndaj me ndjekësit e saj fotografi të përditshme nga jeta e saj luksoze, shkruan Arbresh.info.

Së fundmi ajo ka publikuar disa fotografi në Instagram me një fustan të gjatë por më gjoks të hapur, duke shfaqur kështu linjat e saj trupore.

TS Poll - Loading poll ...

ImageAngela Martini

“E mirëpres me padurim mundësinë për aventura të reja pozitive, të mbushura me gëzim, pasion, besnikëri dhe rritje shpirtërore, ndërkohë që ushqej miqësi të vërteta. Me vendosmëri lë pas gjithçka që i përket së shkuarës, teksa kërkoj me këmbëngulje të zbardh misteret e këtij udhëtimi të jashtëzakonshëm të quajtur jetë”, ka shkruar Martini krahas fotove.

Kujtojmë që modelja Martini prej vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo tash e disa vite është e martuar me miliarderin rumun, Dragus Savulescu.

ImageAngela Martini

ImageAngela Martini