Angelina Jolie ka punësuar vajzën e saj 15-vjeçe, Vivienne Jolie-Pitt, si asistente. Ajo do të jetë asistente në prodhimin e ardhshëm të “The Outsiders”, raporton Page Six.
Aktorja hollivudian ka thënë se e bij ai kujton mamanë e saj, e cila aktore dhe producente, ndërsa shtoi se vajza e saj punon shumë për të kontribuar për teatrin.
“Viv më kujton nënën time sepse ajo nuk fokusohet të jetë në qendër të vëmendjes, por të jetë një mbështetje për krijuesit e tjerë”, tha Jolie në një deklaratë, duke iu referuar nënës së saj, Marceline Bertrand, e cila ishte aktore dhe producente deri në vdekjen e saj në 2007.
“Ajo është shumë e matur dhe serioze për teatrin dhe punon shumë për të kuptuar më mirë se si të kontribuojë ,” shtoi aktorja.
Angelina e ka marrë vajzën e saj Vivienne në teatër që kur ishte e vogël. “Angelina dhe Vivienne u takuan me shkrimtaren SE Hinton, e cila ishte rreth moshës së Vivienne kur ajo shkroi romanin ,” shpjegoi burimi.