ShowBizzz

Anwar Hadid shihet i mërzitur rrugëve të New Yorkut pasi Dua e bëri publike lidhjen e re

Anwar Hadid doli në New York City të hënën – disa orë pasi postoi një sërë mesazhesh shqetësuese në Instagram.

Kjo ndodhi pak kohë pasi ish-e dashura e tij, Dua Lipa, e bëri publike lidhjen e saj të re me regjisorin Romain Gavras.

Artistja shqiptare dhe regjisori francez bënë debutimin e tyre si çift në tapetin e kuq, në Festivalin e 76-të Vjetor të Filmit në Kanë të premten, shkruan DailyMail.

TS Poll - Loading poll ...

Anwar, 23 vjeç, i cili nuk specifikoi se për kë e kishte postimin, shkroi në mbishkrimin e një ‘selfie’ të zymtë me mesazhin shqetësues: “Po përpiqem të mos e gjejë dhe vras atyë”, përpara se të vazhdonte të postonte më shumë mesazhe të errëta në InstaStory.

Vëllai më i vogël i motrave modele Gigi dhe Bella Hadid dukej i zymtë teksa pinte një cigare dhe ecte rrugës i shoqëruar nga një mik.

Ditët e fundit, Dua Lipa ka qenë kryefjalë e mediave botërore pasi ka konfirmuar lidhjen e saj të re me regjisorin Romain Gavras, ish i dashuri i këngëtares po ashtu shqiptare Rita Ora.