Lajme

Rama takon drejtoreshën e Këshillit të Evropës, diskutojnë për demokracinë lokale dhe fondet evropiane

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në Odën e Kryeqytetit Claudia Lucianin, drejtoreshë e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.

Përmes një postimi në Facebook, Rama bëri të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për sfidat me të cilat përballen komunat, forcimin e demokracisë lokale dhe nevojën për bashkëpunim më të mirë mes pushtetit qendror dhe atij lokal.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e qasjes më të drejtpërdrejtë të komunave në fondet evropiane dhe ndërkombëtare.

Rama tha se Kryeqyteti mbetet i përkushtuar ndaj fuqizimit të vetëqeverisjes lokale dhe bashkëpunimit me partnerët evropianë.

Të Ngjashme