Lajme

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit në Prishtinë, sekuestrohen SIM-kartela që dyshohet se u përdorën për mashtrim

Policia e Kosovës ka vazhduar hetimet lidhur me një rast të dyshuar të lëshimit të çeqeve pa mbulesë, keqpërdorimit të kartelave bankare ose kreditore dhe mashtrimit.

Në kuadër të hetimeve, me urdhëresë të gjykatës, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit të tretë, mashkull kosovar, transmeton “Bota sot”.

Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar disa SIM-kartela, të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale.

Pas kontrollit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit. Pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin kompetent, ai është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të tij.

Të Ngjashme