![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/08/bebe-rexha-nominohet-ne-peoples-choice-awards_64dfee4ce9b7b.jpeg?resize=701%2C375&ssl=1)
Bebe Rexha është nominuar për një çmim shumë të rëndësishëm.
Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare u nominua për çmimin “Kënga më e mirë crossover e vitit”.
Ceremonia prestigjioze e ndarjes së çmimeve People’s Choice Awards 2023 e nominoi Beben për këngën “Seasons”.
Kënga “Seasons” vjen në bashkëpunim me legjendën e muzikës country, Dolly Parton.
Bebe reagoi me një postim në rrjetin social X (ish-Twitter), duke shkruar: “People’s Choice Country Awards, nominuar për çmimin ‘Kënga më e mirë crossover’! Dolly Parton, të dua. Votoni për ‘Seasons’.