ShowBizzz

Beyonce “dëboi” të pastrehët nga një hotel për shkak të koncerteve të saj

Deri në 30 familje të pastreha që qëndrojnë në hotelin Travelodge në veri të Londrës pritet të zhvendosen në një strukturë të përkohshme kur të fillojnë koncertet e Beyonce në fund të muajit, pasi këshilli lokal nuk arriti të rinovojë marrëveshjen për dhomat e familjeve.

Rreth 100 dhoma, 2/3 e totalit të hotelit, i shërbenin nevojave të të pastrehëve, por hoteli ka mbyllur dhomat për koncertet e yllit 41-vjeçar.

TS Poll - Loading poll ...

View this post on Instagram

A post shared by Beyoncé (@beyonce)

Beyoncé është planifikuar të luajë pesë netë në stadiumin e afërt të Tottenham Hotspur midis 29 majit dhe 4 qershorit.

Një nënë tha për The Guardian se qëndroi jashtë hotelit për 12 orë me tre fëmijët e saj përpara se të dërgohej në një hotel tjetër, ndërsa një tjetër u shpreh se po përjetonte “sulme paniku” pas vendimit.

Duhet theksuar se hoteli jep të drejtën për rezervime deri në 28 ditë dhe kjo nuk është hera e parë që konstatohet një pamundësi e ngjashme për t’iu shërbyer nevojave të të pastrehëve./abcnews.al