Kjo nuk është hera e parë që aktorja ndryshon ngjyrën e flokëve
Ndonëse e kemi dashur Blake Lively si biondja joshëse Serena në serialin “Gossip Girl”, besojmë se do të na fitojë zemrat edhe në edicionin e ri.
Një nga biondet më të famshme në Hollywood u bë flokëkuqe për shkak të rolit të saj në filmin “It Ends With Us”, përshtatur nga romani i Colleen Hoover.
Blake Lively
Blake Lively luan personazhin e Lily Bloom.
Në komentet poshtë fotos, mendimet janë të ndara. Ndërsa disa janë të kënaqur që Blake duket e kuqe, të tjerë thonë se janë të zhgënjyer.
Kjo nuk është hera e parë që Blake ndryshon ngjyrën e flokëve.
Në vitin 2015 ajo i ka lyer flokët biondë në kafe, por pas disa muajsh i është rikthyer stilit të saj të vjetër.
A ju pëlqen si duken flokët e kuq të Blake? Ndajeni me ne në komente.