ShowBizzz

Bledi Mane tha se ‘banorët e kishin harruar Nitën te ngrirja, Ronaldo Sharka bën reagimin epik

Një ditë më parë, Bledi Mane, bëri një postim në profilin e tij në “Instagram”, ku kishte diçka për të thënë për Nita Latifin.

Dy ish-banorët kanë pasur një raport mjaft të mirë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2”, por pas daljes së tyre gjithçka ndryshoi. Këngëtarja kishte marrë vesh për disa deklarata që gazetari ka bërë kohë më parë për vajzat nga Kosova.

Teksa ishte e ftuar disa javë më parë tek “E Diell”, ajo u shpreh mjaft e zhgënjyer nga ajo deklaratë e Manes. Po ashtu, në një intervistë të fundit, pyetjes se çfarë i ka bërë më tepët habi pas daljes nga formati i njohur, këngëtarja e njohur ka treguar edhe një herë për shfrytëzimin nga ana e tij për situatën e dasmës së tyre.

TS Poll - Loading poll ...

Lidhur me këto reagime të Nitës, gazetari ka vendosur që të thotë dy fjalë. Duke ironizuar ish-banoren, përmes krahasimeve dhe epiteteve, ai shprehet se të gjithë banorët e tjerë e kishin harruar Nitën brenda në frigorifer te ngrirja dhe ishte ai që e solli sërish në qendër të vëmendjes.

Pikërisht këtë fragment ka kapur ish-banori tjetër, Ronaldo Sharka, e ka bërë një postim në “Instastory”-in e tij.

Ai ka ndarë një fotografi të një frigoriferi të mbushur plot me ushqime, ku krahas ka vendosur edhe një foto të Nitës.

“Bledi Mane kur hapi frigoriferin në BB VIP dhe gjeti Nitën brenda”, ka shkruar Ronaldo Sharka në postimin në fjalë.

Bledi Mane tha se ‘banorët e kishin harruar Nitën te ngrirja,

Lidhur me këtë, deri më tani nuk ka reaguar as Nita dhe as Bledi.