ShowBizzz

Bleu shtëpi pas daljes nga BBV, Luizi zbulon se në çfarë zone ndodhet banesa e tij e re

“Big Brother VIP” për Luiz Ejllin bëri që ai të riniste një jetë të re, tashmë me një dashuri shumë të madhe nga publiku.

Këngëtari ka treguar disa herë se para pjesmarrjes së tij në program, ishte në një pikë të vështirë të jetës dhe nuk kishte asgjë.

Pasi fitoi çmimin e madh prej €100.000 si dhe përfitimet e tjera nga koncertet, rrjetet sociale apo bashkëpunimet, Luizi tregoi se gjëja e parë që do të bënte ishte të blinte një shtëpi.

TS Poll - Loading poll ...

Në një postim në “Instagram”, Luizi ka zbuluar  tashmë është rezident në një nga lagjet më në zë të Tiranës, pikërisht te “Kodra e Diellit”.

Unë do jem edhe rezident në këtë lagje, pra te “Kodra e Diellit”-dëgjohet të thotë ndër të tjera Luizi në një video të postuar në InstaStory.