ShowBizzz

Ç’mendon Arbori për muzikën e tij? Flet Vin Veli

Vin Veli, ish-partneri i Bora Zemanit, me të cilën kanë edhe një fëmijë bashkë, Arborin, ka qenë së fundmi në një lidhje telefonike për emisionin “Pardon my French”.

Dj i njohur, i cili nuk është dhe aq aktiv në rrjetet sociale apo intervistat, zbuloi në “Pardon my French” se së shpejti do t publikojë albumin e tij.

Ndër të tjera, ai tregoi edhe se çfarë mendimi ka djali i tij dhe Borës, Arbori për muzikën që bën.

TS Poll - Loading poll ...

“Nuk është tek pjesa komerciale e muzikës i pëlqejnë më shumë tingujt elektronik. Gjithsesi kur është diçka ‘happy’ dhe e bukur tregon që është një impuls i mirë. Unë dua që ai të bëjë atë që dëshiron sepse duke bërë atë që ndjen do ta bëjë më së miri”, tha Vin Veli.