ShowBizzz

Dafina dhe Ylli po bashkëpunojnë përsëri?

“Mos shko” ka qenë kënga e parë që ka bashkuar dy prej këngëtarëve më të dashur për publikun, Yll Limanin dhe Daifna Zeqirin.

Të angazhuar me projektet individuale, dyshja nga ajo kohë nuk kanë sjellur më ndonjë projekt së bashku, ndonëse kanë raporte shumë të mira mes vete.

Por, së fundmi, një postim i Dafina Zeqirit ka ngjallur dyshime.

TS Poll - Loading poll ...

Ajo ka postuar në “InstaStory” producentin e Yll Limanit, Fatjon Miftarin, duke punuar në një këngë.

Në mesin e fotografive është edhe një e Yllit, në të cilën Dafina ka shkruar “Kur thom shko? Mos shko” duke e cituar këngën që kanë bashkë.

Nuk dihet ende nëse dyshja ka rastisur duke punuar në këngët e tyre apo janë duke përgatitur diçka të re së bashku.

Sido që të jetë, projektet e tyre gjithnjë mirëpriten nga fansat.