David Beckham ka postuar së fundmi në “TikTok”-un e bashkëshortes së tij një video ku tregon rutinën e tij të grimit.
Futbollisti është shfaqur gjysmë i zhveshur në kamera dhe ka filluar të pretendojë sikur po bën grim. I veshur vetëm me një peshqir, ai mori furçën duke imituar gruan e tij, e cila kishte postuar një video të ngjashme disa ditë më parë.
“Kështu që kur përdor disa prej tyre, gruaja ime më thotë se është ndriçimi më i mirë për të bërë xhirimet.
Jam dakord, por nuk e di vërtet se për çfarë po flas”, tha ai me shaka para se të vazhdonte: “Më pëlqen të hidratohem dhe të kujdesem për lëkurën time dhe padyshim kjo është mënyra më e mirë për ta bërë atë sipas këshillave të bukurisë së Victoria Beckham“.