ShowBizzz

Deklarata kundër partnerit të ri të Dua Lipës? Reagon ish-i dashuri i artistes, Anwar Hadid

Padyshim që lidhja e re e Dua Lipës me regjizorin e njohur, Romain Gavras, ka marrë vëmendjen e gjithë fansave të saj dhe jo vetëm, teksa njëri prej atyre që ka reaguar ka qenë edhe ish-i dashuri i saj, Anwar Hadid.

Të paktën kështu menduan të gjithë, ndërsa modeli postoi një sërë deklaratash në InstaStory, mes tyre: “Dua ta vras” apo edhe “Duke u përpjekur të mos e gjej dhe ta vras”, deklarata të cilat u morën edhe si kërcënim ndaj greko-francezit, megjithatë e vërteta paska qenë krejt ndryshe.

Kështu, Anwar ka postuar sot një deklaratë ku shkruan:“Çmenduri se si Interneti do të krijojë artikuj të tërë për gjëra që ata nuk dinë!! Jeni shumë të mërzitshëm. Më falni.”

TS Poll - Loading poll ...

Megjithatë Dua dhe as partneri i saj nuk reaguan publikisht ndaj mesazheve, të cilat ai i shkroi pak orë pasi ajo dhe partneri i saj i ri, Romain Gavras, bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë 2023.

Kujtojmë se Anwar dhe Dua Lipa ishin në një lidhje nga viti 2019 deri në 2021. Përpara se të takohej me regjisorin francez, Lipa u përfol për lidhje me Trevor Noah, kur ata u fotografuan në New York disa herë vitin e kaluar.