ShowBizzz

Detaje të reja mbi vdekjen e botueses së Harry Potter: Shoferi i skafit ishte i dehur dhe shikonte celularin

Dëshmi të reja kanë dalë në dritë për vdekjen tragjike të Adrienne Vaughan, botuese librave të famshëm të Harry Potter, pasi drejtuesi i skafit përgjegjës për ngjarjen dyshohet se ishte i zënë me celularin e tij në momentin fatal.

Bashkëshorti i Vaughan, Mike White, u tha autoriteteve se 30-vjeçari Elio Persico po shikonte celularin e tij kur përmbysi varkën dhe goditi amerikanen dhe më herët kishte përdorur kokainë dhe kishte konsumuar alkool.

Sipas Daily Mail, autoritetet kanë konfirmuar përdorimin e drogës dhe konsumimin e alkoolit, por nuk kanë bërë të ditur sasinë e gjetur në trupin e të pandehurit.

Elio Persico tani përballet me një sërë akuzash, duke përfshirë vrasjen nga pakujdesia dhe plagosja nga pakujdesia.

Si ndodhi tragjedia?

Adrienne Vaughan kishte shkuar me pushime në Amalfi të Italisë pak ditë më parë.

Më pas, skafi që ajo kishte marrë me qira me familjen e saj u përplas me një varkë me vela 45 metra.

45-vjeçarja ka rënë në ujë dhe është goditur nga helika e varkës. Ajo u vra në sy të burrit dhe dy fëmijëve./abcnews.al