LifeStyle

Disa pyetje që do t’i bëjnë edhe më interesante bisedat në çift

Pyetjet e duhura janë ato që e bëjnë çdo bisedë interesante dhe njëkohësisht, mëson edhe më shumë mbi personin që ke në krah. Më poshtë, do të gjesh një listë me pyetje që mund t’ia bësh partnerit/es, për të zhvilluar biseda domethënëse.

“Cila ka qenë gjithnjë puna e ëndrrave të tua?”

“Gjëja që pëlqen më shumë nga fëmijëria?”

“Si e ke marrëdhënien me familjarët?”

“Si e dallon që ke rënë në dashuri?”

“Si do e përshkruaje personin perfekt për ty?”

“Cila është cilësia jote më e mirë?”

“Beson në horoskop?”

“Cila është gjuha jote e dashurisë?”

“Cili është qëllimi që do ta përmbushësh patjetër?”

“Nëse do ndryshoje diçka te vetja, cila do të ishte ajo?”

“Do të doje të provonim bashkë diçka të re?”

“Cili është kujtimi më i bukur me mua?”

“Ç’mendon për martesën? Po për fëmijët?”

“Mendon se ekziston e mira dhe e keqja?”

“Si ka ndryshuar jeta jote pasi më njohe?”

“Nga se ke frikë?”

“Ka ndonjë këngë që e përshkruan marrëdhënien tonë?”

“Çfarë të pëlqen më së shumti nga lidhja jonë?”

“A ndihesh i/e përmbushur?”

“Si është për ty një martesë e lumtur?”

 “A mendon se kemi zakone të këqija? Nëse po, si mund t’i rregullojmë?”