ShowBizzz

Dua Lipa dhe Versace sjellin koleksionin e paparë

Dua Lipa ka vendosur të investojë ekstravaganzën e saj edhe në modë.

Këngëtarja shqipatre me famë botërore ka bashkuar forcat me ikonën e modës, Donatella Versace, për të sjellur një koleksion të papërsëritshëm.

“LA VACANZA” quhet koleksioni që u prezantua dje në Kanë të Francës.

TS Poll - Loading poll ...

ImageDua Lipa

Koleksioni ka një kombinim dizajni mes tpothave dhe fluturave, të dy këto elemente shumë të dashura për Duan dhe stilin e saj.

Këtij koleksioni i është gëzuar pa masë Donatella Versace, e cila ka një miqësi të ngushtë me Duan.

“Dua Lipa, ia dolëm. Tani je edhe supermodelja e Versace-s, edhe super-dizajnerja e Versace-s. Ne e projektuam këtë koleksion me miqësi, dashuri dhe gëzim të vërtetë në zemër, të çdo pjese që shfaqëm sonte. Pasioni dhe vizioni yt më kanë frymëzuar gjatë gjithë këtij rrugëtimi krijues. Të dua më shumë se sa mund ta imagjinosh. Donatella” ka shkruar ikona e modës, pas përfundimit të sfilatës.

ImageDua Lipa