Kuriozitete

Ferrari Purosangue që kushton 14 mijë euro

Origjinali kushton mbi 350 mijë euro.

Por, kompania angleze e ka prodhuar imitimin e kësaj veture.

Amalgam Collection, sapo e ka lansuar Ferrarin Purosangue, që ka kushton mbi 14 mijë euro.

E për ta krijuar modelin në fjalë, kompania britanike përdori dizajne origjinale CAD të Ferrari, bojra, specifika të materialeve, skica fotografike dhe komponentë metalikë të përpunuar me CNC.

Përfundimi është mahnitës, sa mund të ngatërrohen vetura e vërtetë dhe ajo e imituar.

Kjo kompani i ka vendosur në shitje 199 vetura.