Firma e Elon Musk për çipat e trurit thotë se ka marrë aprovimin nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për të kryer testet e saja të para tek njerëzit.
Neuralink, kompania e implanteve dëshiron që të ndihmojë në rikthimin e shikimit dhe lëvizshmërisë tek njerëzit duke e lidhur trurin e tyre me kompjuterët.
Tutje, Neuralink thotë se nuk ka plane të menjëhershme për të filluar rekrutimin e pjesëmarrësve. Ambiciet e mëparshme të Musk për të filluar testet kishin dështuar, ndërsa vetë rregullatori i cili e dha aprovimin nuk e ka komentuar akoma veprimin e tyre, raporton BBC, transmeton Telegrafi.
Një tentim i mëhershëm nga Neuralink për të marrë aprovimin nga FDA-ja ishte refuzuar për shkak të sigurisë, kjo sipas një raporti nga muaji mars i bërë nga Reuters, ku kishte cituar një numër të informatave nga punëtorë dhe ish-punëtorë të kompanisë.
Neuralink shpreson të përdorë mikroçipet e saj për të trajtuar sëmundje të tilla si paraliza dhe verbëria, dhe për të ndihmuar disa njerëz me aftësi të kufizuara të përdorin kompjuterët dhe teknologjinë e telefonave.
Çipat – të cilët janë testuar te majmunët – janë krijuar për të interpretuar sinjalet e prodhuara në tru dhe për të transmetuar informacionin te pajisjet përmes Bluetooth.
Musk i cili gjithashtu më parë kishte sugjeruar se teknologjia e propozuar mund të ndihmonte në lehtësimin e shqetësimeve se njerëzit mund të zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale.
Duke njoftuar lajmet e së enjtes në Twitter, Neuralink foli për një “hap të parë të rëndësishëm që një ditë do të lejojë teknologjinë tonë të ndihmojë shumë njerëz”.
We are excited to share that we have received the FDA’s approval to launch our first-in-human clinical study!
This is the result of incredible work by the Neuralink team in close collaboration with the FDA and represents an important first step that will one day allow our…
— Neuralink (@neuralink) May 25, 2023
Miratimi ishte “rezultat i punës së jashtëzakonshme nga ekipi Neuralink në bashkëpunim të ngushtë me FDA-n”, thuhej në postimin e kompanisë. Neuralink premtoi se “së shpejti” do të ketë më shumë informacion mbi planet për të regjistruar pjesëmarrësit që dëshirojnë të testojnë çipin.
Elon Musk përmes një “postimi” në profilin e tij gjithashtu uroi ekipin e Nueralink për marrjen e aprovimit nga FDA-ja.
Congratulations Neuralink team! https://t.co/AWZGf33UDr
— Elon Musk (@elonmusk) May 26, 2023