ShowBizzz

Gili feston ditëlindjen e 57-të, merr urim të përzemërt nga Iliri

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fevzije Konushevci – Gili, feston sot (e diel) ditëlindjen e saj të 57-të.

Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga familjarët, miqtë dhe fansat e saj të shumtë.

Por një nga urimet më të bukura, “Xixëllonja” e skenës shqiptare e pranoi nga bashkëshorti i saj, kompozitori Ilir Berani.

TS Poll - Loading poll ...

Ai që në orët e para të datës 21 maj, publikoi një fotografi të gruas së tij, në mbishkrimin e së cilës shkroi disa fjalë të përzemërta urimi.

Ky është shkrimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):

Sot ne ditelindjen tende ti deshiroj me te mirat e jetes!

Vitet qe i kaluam bashke qe nga shkolla e mesme si shoke klase e deri sot jane vitet e mija me te lumtura.

Te falenderoj gjithmone per perkushtimin si bashkeshortja ime e sidomos si nena e femijeve te mi.

Kete vit dashuria jone u lartesua edhe me ardhjen e nipit tone te pare Aleksit

Uroj qe ti presim bashke edhe shume nipa e mbesa te tjera

Uroj qe te jeshe bashkeshortja, nena e gjyshja ma e lumtur ne bote!

Gjithmone bashke -GEZUAR”, ka shkruar Berani në Facebook.