ShowBizzz

Ish i dashuri i Dua Lipës humb toruan, “kërcënon” të dashurin e ri të këngëtares shqiptare(Foto)

Ish i dashuri i Dua Lipës, Anwar Hadid ka postuar dissa mesazhe shqetësuese në Instagram, pasi këngëtarja shqiptare doli publikisht me të dashurin e saj të ri, Romain Gavras.

Ylli i Popit, 27-vjeçarja bëri debutimin e saj në tapetin e kuq me regjisorin francez 41-vjeçar, në festivalin e 76-të Vjetor të Filmit në Kanë këtë të premte.

Pas kësaj, Anwar Hadid, ish i dashuri i Dua Lipa shkroi në Instagramin e tij një mesazh shqetësues ku thuhej: “Duke u përpjekur për të mos e gjetur dhe mos ta vrarë atë”.

TS Poll - Loading poll ...

Megjithëse 23-vjeçari nuk e specifikoi se për kë ishte postimi, por më pas ai ka marrë disa mesazhe nga fansat duke i thënë “çfarë do nga ajo”, referuar Dua Lipës.

Marrëdhënia 2-vjeçare e Anwar me yllin fitues të Grammy përfundoi në vitin 2021, ku sipas mediave të huaja, çifti hyri në krizë për shkak të udhëtimeve të shpeshta dhe largësisë mes njëri-tjetrit.