ShowBizzz

“Jam çuditur se disa të pavërteta i ka shfrytëzu në favor të vetin”, Nita nuk zbulon shumë por vazhdon ‘thumbat’ ndaj banorit të rradhës

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Nita Latifi, është vendosur herë pas here në qendër të vëmendjes së publikut.

Së fundmi këngëtarja e njohur ka dhënë një intervistë për “Prive”, duke u përgjigjur disa pyetjeve lidhur edhe me eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Pyetjes se çfarë i ka bërë habi pas daljes nga formati i njohur, ish-banorja nuk ka lënë pa përmendur Bledi Manen. Ajo ka treguar edhe një herë për shfrytëzimin nga ana e tij për situatën e dasmës së tyre.

“Kam dy habi. Jam habitur për të mirë sa shumë dashuri kam marrë prej njerëzve dhe habia tjetër lidhet me banorët.

Jam habitur prej Bledit dhe deklaratave të tij që ka dhënë jashtë. Kanë qenë disa gjëra fiktive, të pavërteta që i ka shfrytëzuar në favor të vetin”, tha ajo.

Ndërsa gjatë intervistës nuk kanë munguar deklaratat e papritura të saj ku një prej tyre lidhet edhe me Dea Mishel.

“Një prej finalistëve që e meriton më pak finalen është Dea për shkak se loja e saj është bazuar në zonën e saj të komfortit dhe e kam kuptuar kur kam dal jashtë se e ka thënë një të pavërtetë”, është shprehur Nita pa zbuluar më shumë.