ShowBizzz

Ju kujtohet Ledjana e “Përputhen”? Nuk do t’a besoni sa ka ndryshuar (Foto)

Nëse keni kujtesë “pune”, Ledjana Prenga ka qenë konkurrente në emisionin e dashurisë ” Përputhen”, aty ku edhe u bë e njohur për publikun shqiptar.

Megjithëse lidhja e tyre nuk zgjati shumë, Ledjana arriti të gjente gjysmën e saj në program, këngëtarin me origjinë nga Kavaja, Mevlan Shaba.

Ky i fundit i bëri edhe një këngë Ledjanës, por u detyrua t’a fshinte pas ndarjes, teksa numëronte miliona klikime në YouTube.

TS Poll - Loading poll ...

Mirëpo ndryshe nga Mevlani, i cili ka qenë disi aktiv në daljet televizive, Ledjanën e kemi parë vetëm në rrjetet sociale.

E teksa Ledjana është paksa më e rezervuar, ajo ka publikuar së fundmi një foto ku shihet ndjeshëm ndryshimi i saj nga periudha e “Përputhen”.

Në foto, Ledjana duket më e dobët, me një bel më të hollë dhe forma më të theksuara.

Epo, duket se Ledjana është gati për këtë verë!