ShowBizzz

Kosova në Oscars, emërohet komiteti selektues për përzgjedhjen e filmit

Është emëruar komiteti selektues për përzgjedhjen e filmit të Kosovës për Oscars.

Qendra Kinematografike e Kosovës ka emëruar komitetin selektues për përzgjedhjen e filmit të Kosovës për edicionin e 96-të të Oscars. Komiteti i emëruar përbëhet nga: Veton Nurkollari, Kaltrina Krasniqi, Sevdije Kastrati, Doruntina Basha, Fatmir Spahiu, Kushtrim Hoxha dhe Yllka Brada.

QKK-ja kishte hapur thirrjen në muajin korrik të këtij viti për propozime të filmave në kategorinë ‘film ndërkombëtarë/gjuhë e huaj’, i cili mund ta përfaqësoj Kosovën këtë vit.

Komiteti selektues i lartëcekur, do të bëjë përzgjedhjen e filmit që do të dërgohet si propozim i cili mund ta përfaqësoj Kosovën në Akademinë Oscars.