ShowBizzz

Krizë në lidhjen e Gresës dhe Andit? Lëvizja e modeles që shtoi dyshimet

Andi Artani dhe Gresa Hoti janë një nga çiftet e krijuara gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova”.

Pasi shpenzuan kohë me njëri tjetrin pas përfundimit të spektaklit, Gresa u largua në Itali për angazhimet e saj, aty ku Andi e takoi një javë më parë.

E teksa dukej se çdo gjë po ecte për mrekulli mes tyre, kanë nisur thashethemet për një krizë ose ndarje.

Dyshimet nisën pasi u pa se modelja ka fshirë të gjitha fotot nga pushimet e saj me Andin.

Ky i fundit ndërkohë mban ende fotot me Gresën dhe kjo tregon se gjërat mund të mos jenë siç duken.

Nuk ka ende ndonjë reagim nga çifti lidhur me situatën e krijuar dhe thashethemet.