Aktori Herion Mustafaraj në një intervistë për “Fitstation” në News24 zbuloi për jetën midis SHBA-ve dhe Shqipërisë. Për të jeta në Shqipëri është e mbushur çdo ditë me sfida, ndryshe nga Amerika ku të gjithë e njohin rëndësinë dhe fuqinë që ligji ka.
“Unë vazhdoj të jem midis Amerikës dhe Shqipërise, por pak nga pak do dua të jem përfundimisht këtu. Rikthimi ka të mirat dhe të këqijat e veta, Amerika është më e thjeshtë, ligjet janë ligje dhe dihet si funksionojnë gjërat. Nëse atje punon e arrin një sukses, Kurse jeta në Shqipëria ka pengesa ditë për ditë, në çdo hap që merr më tepër ke pengesa dhe stërkëmbësha, është si një vrap me pengesa”– tha aktori.