ShowBizzz

Ledri Vula dhe Mozzik sjellin një pjesë të shkurtër nga bashkëpunimi i tyre “Boom Boom”

Ledri Vula prej kohësh është duke punuar në një album të ri të quajtur “1 goat për ty”.

Përveç projekteve solo, reperi ka bashkëpunuar edhe me disa emra të njohur të estradës.

MC Kresha, Vig Poppa, Mozzik, Lumi B, Buta, Singi, Lyrical Son, Capital T – janë reperët me të cilët do të sjellë duete.

TS Poll - Loading poll ...
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)

E në atë me Mozzik të quajtur “Boom Boom”, Ledri do ta kompletojë edhe nga ana vizuale.

I njëjti ka hedhur në rrjete sociale një video për të treguar pak nga ajo që do të shohin më 24 maj.

Artisti i famshëm bashkë me Gramoz Aliun (emri i vërtetë) shfaqen në klip sikur zjarrëfikës.

Duhet theksuar që Vula deri më tani ka sjell: “Përshëndetje Hejter”, “1 Goat për ty” dhe “Prek”.