Luizi reagon për dasmën e Megi Topallit: Do bëj edhe një dasmë tjetër, veç martohuni të gjithë

Luizi ka reaguar për dasmën e ish partneres së tij Megi Topalli, e cila u martua muajin e kaluar. Teksa ishte live në Instagram, dikush e ka pyetur këngëtarin se çfarë mendon për ata që u martuan pas tij.

Luizi i uroi mbarësi dhe tha se do bënte edhe një dasmë tjetër nëse njerëzve do u shtohej dëshira për tu martuar.

“Ça mendon për ata që të panë ty që u martove dhe u martuan edhe ata?”, ishte pyetja.

“Vetëm ju shkoftë mbarë o Zot! Paçin njëri-tjetrin. Të di që martohen njerëz të tjerë, prapë e bëj edhe një dasmë tjetër, veç të martohen të gjithë”, u përgjigj Luizi.



Related Articles

Back to top button