ShowBizzz

Luizi shfaqet krah Kiarës, s’le pa hedhur një ‘thumb’

Artisti Luiz Ejlli ka marrë vëmendjen e të gjithëve duke u shfaqur krah Kiara Titos. Mbrëmjen e kaluar, ai postoi një foto me bashkëshorten e tij. Kujtojmë se kjo është fotoja e parë me Kiarën që Luizi poston në Instagramin e tij, që pas mbarimit të ‘Big Brother VIP’.

Dyshja shfaqen të veshur shumë elegantë teksa me këtë rast, Luizi ka hedhur edhe një thumb.

“Lum si Kiara”, shkruan fituesi i BBV2 krah fotos duke vendosur edhe një emoji që shkel syrin.

TS Poll - Loading poll ...

Ky koment duket si një thumb pas ‘Post Big Brother’, ku aktorja Olta Gixhari i tha Luizit se ai nuk është për Kiarën dhe se nuk i sheh një çift afatgjatë. Duket se çifti po i merr me humor komentet e madje s’hezitojnë të ‘thumbojnë’ edhe në rrjetet sociale.

Nisën dramat edhe jashtë Big-ut!