Luizi dhe Kiara mesa duket po mendojnë për dasmën e rradhës. Së fundmi Luizi performoi në një diskotekë në qytetin e Ferizajt. Ajo çfarë e bëri edhe më spektakolare mbrëmjen ishte edhe futja e Kiarës në skenë, në momentin kur Luizi po këndonte këngën që ia dedikoi asaj gjatë qëndrimit në shtëpi, “Me ty”.
Luizi tha se me këtë mikpritje që po i bëhet në Kosovë, do ta bëjë edhe një dasmë aty.
Kujtojmë që edhe Kiara ka shprehur se çifti ka në plan të bëjnë një dasmë të madhe ku mund të ftojnë të gjithë.