ShowBizzz

“Mafiozi shqiptar në krye të bandës në Belgjikë”, Jehon Gorani flet për rolin që e bëri pjesë të Netflix

Jehon Gorani është shqiptari që luan në një serial të Netflix. Ai ka rolin e një mafiozi që drejton një band nga Shqipëria. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Jehoni ka treguar suksesin e këtij seriali dhe ka folur më konkretisht për rolin e tij, edhe ndikimin që kanë shqiptarët në shoqërinë belge.

“Ka pasur sukses shumë të madh, unë kam pasur fatin të jem pjesë e këtij seriali. Shumë me kënaqësi e kam bërë këtë punë. Zakonisht nëse është e suksesshme vetëm një seri, atëherë Netflix porosit dhe episode të tjera, e njëjta gjë ndodhi dhe me serialin tonë.

Unë mbaj mend që për rolin tim kandiduan mbi 10 veta dhe unë duhet ta fitoja rolin. Por më në fund, e fitova rolin dhe ia doli. Unë kam rolin e një mafiozi shqiptar në krye të një bande nga Shqipëria.

TS Poll - Loading poll ...

Mirëpo, t’ju them një gjë, në Belgjikë dhe në botë, namin e kanë italianët si mafiozë dhe nëse shqiptarët janë sot, gjithsecili ka steriotipet e veta. Shumica e shqiptarëve këtu janë të integruar, 99% janë mjekë, arkitekt, ekonomista shumë të mirë. Fëmijët janë shumë të integruar në shoqërinë belge, por si çdo popull dhe ne e kemi”, u shpreh ai.