ShowBizzz

Mbreti Karli III dhe Kamila po përgatiten për një kurorëzim të dytë

Mbreti Karli III dhe Mbretëresha Kamila po përgatiten për një kurorëzim të dytë këtë verë, me një ceremoni të planifikuar në Skoci dhe nderime që do t’u bwhen atyre.

Ata do të jenë në Skoci në javën e parë të korrikut dhe monarku do të mbajë një Garden Party në Edinburg, si dhe do të jetë në evente të tjera.

Garden Party do të zhvillohet më 4 korrik dhe do të shënojë festën e parë skoceze të mbretërimit të tij, ndërsa Dhoma e Kurorës në Kalanë e Edinburgut do të mbyllet nga 4 deri më 6 korrik dhe e gjithë kalaja do të mbyllet më 5 korrik.

TS Poll - Loading poll ...

Gjatë shërbimit, Mbreti Karli III do të marrë bizhuteritë e Kurorës Skoceze, të cilat njihen zyrtarisht si Nderimet e Skocisë. Nderimet janë bizhuteritë më të vjetra të mbijetuara të kurorës në Britaninë e Madhe dhe datojnë nga mesi i shekullit të 16-të.

Kurora skoceze, shpata e shtetit dhe skeptri do të përdoren gjatë ceremonisë së kurorëzimit. Ajo që vlen të përmendet është se Katedralja e Shën Giles ka një rëndësi të madhe për familjen mbretërore.