Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se do të ketë mbyllje të përkohshme të një segmenti të rrugës “Agim Ramadani”, për shkak të punimeve infrastrukturore.
Sipas njoftimit, mbyllja do të bëhet në segmentin nga semaforët te Menza e Studentëve deri te kryqëzimi te semaforët e Ministrisë së Arsimit.
Ky segment do të jetë i mbyllur nga 18 korriku 2026, në ora 20:00, deri më 20 korrik 2026, në ora 20:00.
Komuna ka kërkuar nga qytetarët që gjatë kësaj periudhe të përdorin rrugë alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e përkohshëm të trafikut./teve1.info/
