ShowBizzz

“Më akuzoi se po e tradhtoja me Drake”, Kim shpërthen në lot teksa zbulon detaje tronditëse nga martesa me Kanye West

Në episodin premierë të “The Kardashians” në Hulu, Kim ka folur ndër të tjera në gjendje të rënduar emocionale për raportin me ish-bashkëshortin Kanye West.

Duke biseduar me nënën e saj, 42-vjecarja u shpreh “e rraskapitur” nga sjellja e reperit dhe se divorci me të i kishte shkaktuar shumë dhimbje emocionale dhe mendore.

Kujtojmë se Kim dhe Kanye i dhanë fund lidhjea 6-vjecare në shkurt të 2021 dhe finalizuan divorcin në nëntor të 2022, megjithatë gjatë kësaj kohe, reperi i doli kundër ish-bashkëshortes disa herë, duke bërë edhe deklarata të ndryshme në media për të dhe familjen e saj. Sipas miliarderes, kishte qenë vetë Kanye ai i cili kishte shpërndarë thashethemet e famshme se Kim e kishte tradhëruar me Drake.

TS Poll - Loading poll ...

“Ai më akuzoi publikisht për këtë (tradhëtinë me Drake). Pra, personi që supozohet të më mbrojë më shumë publikisht po më akuzonte se kam pasur një lidhje gjatë gjithë martesës sonë”- dëgjohet të thotë Kim.

Këto thashetheme u bënë shkak që Kanye dhe Drake të prishin miqësinë e tyre afatgjatë, megjithatë duket se West ka qenë ai që ka pasur gisht në gjithë situatën e vështirë që ndodhi.

Kim po ashtu preket emocionalisht në këtë episod në lidhje me mënyrën si ish-bashkëshorti i saj ‘e shikon me përbuzje për video-kasetën e saj të famshme të seksit të vitit 2007″, dhe për faktin që ‘ia sjellë atë ndër mend’ sa herë që mundet. Ajo u shpreh e lodhur nga sharjet, ofendimet dhe përbuzjet dhe tha se këto gjeste do të dëmtonin edhe fëmijët e tyre.

Meqë jemi këtu dhe nëse nuk jeni të përditësuar, ndërkohë që Kim vijon të kërkojë dashurinë, Kanye West u martua në fillim të këtij viti me Bianca Censori, e cila ka punuar si dizajnere arktitekture për “Yeezy” prej vitesh.