ShowBizzz

“Më fejuan 13 vjeç”, Blerina Balili flet për sfidat e jetës: U bëra gjyshe në moshën 40 vjeçare

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore shqiptare, Blerina Balili ka folur sot për jetën e saj dhe sfidat me të cilat është përballur në jetë.

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, këngetarja zbuloi se familjarët e fejuan në moshën 13 vjeçare dhe see një vit më vonë partneri “e rrëmbeu” siç ndodhte në atë kohë. Blerina Balili u bë nënë në moshën 15-vjeçare, ndërsa është bërë edhe gjyshe në moshën 40 vjeçare. S

Gjithashtu Blerina tregoi se ka jetuar në Greqi për një jetë më të mirë.  Sot ajo është 43 vjeç ka një nip dhe një mbesë nga dy djemtë e saj.

“Unë s’ jam dashuruar. Në moshën 13 vjeçare më fejuan, pas një viti më rrëmbeu dhe kur isha 15 vjeç u bëra nënë për herë të parë. Ne atë moshe ke nevoje për mësim. S’dija asgjë dhe mësova nga te tjerët. Kanë qenë situata të vështira, jete shumë e vështirë. Jetoja me vjehrrën dhe vjehrrin ne fillim pastaj ikëm ne Greqi për një ekonomi më të mirë. Kur isha 25 vjeç solla në jetë djalin e dytë”, u shpreh ajo.

Balili po ashtu rrëfeu për herë të parë se është divorcuar dhe se ndarja erdhi menjëherë pas lindjes së djalit të dytë./albeu.com/