ShowBizzz

Mesazhi i Akon për shqiptarët para ardhjes në Prishtinë: ‘Do të jetë çmenduri’

Super ylli Akon u konfirmua dje si mysafiri ndërkombëtar i “Time Capsule II” që zhvillohet të premten në Prishtinë.

Lajmin e dha Capital T i cili bëri të ditur se Akon e ka pranuar ftesën e tij për të qenë me publikun kosovar në atë që po konsiderohet si ngjarja kulturore më e madhe e kësaj vere.

Akon ka pasur edhe një mesazh për shqiptarët, ku përmes një videoje, ai i ka ftuar të gjithë të jenë aty ditën e premte.

Prishtina do jem aty me 11 gusht, live me Capital T. Do të performoj live dhe do jetë një çmenduri. Merrni biletat dhe shihemi atje”, thotë mes tjerash Akon.