ShowBizzz

Moderatori shqiptar pëson incident gjatë emisionit, çfarë i ndodhi moderatorit?

Eni Shehun prej disa kohësh tashmë e shohim të përfshirë në Top Albania Radio, në rubrikën “Live From Tirana”, teksa ditën e sotme në nisjen e programit moderatori ka pësuar një incident.

Pak para se të niste transmetimin e programit të mesditës së sotme, me të ftuar Julian Dedën, ai është ulur në karrigen e cila është thyer, teksa momenti është bërë viral në rrjetet sociale.

Reagimi i tij sigurisht ishte me të qeshur sepse le ta pranojmë ishte situatë komike, ndërkohë që Juli është ngritur menjëherë për të parë nëse ishte mirë dhe dhe e ka ndihmuar.

TS Poll - Loading poll ...

Në fakt, e mira e të qenit në radio është pikërisht kjo, se momente të tilla mund të mbahen të fshehura, por me rrjetet sociale sot, sic e shihni, kjo nuk është edhe aq e mundur.