ShowBizzz

Ndërron jetë në moshën 58-vjeçare aktori i njohur britanik, Ray Stevenson

Ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare aktori i njohur britanik Ray Stevenson.

Stevenson dha frymën e fundit të dielën, katër ditë para se të festonte ditëlindjen e tij të 59-të. Detajet e vdekjes së tij nuk janë bërë të ditura.

Aktori ishte një figurë e njohur në ekran. Ai u bë i njohur për publikun si ushtari Titus Pullos në serialin e HBO, “Roma”.

TS Poll - Loading poll ...

Një vit pas përfundimit të serialit, ai u shfaq në ‘Punisher: War Zone’ të vitit 2008 në rolin e heroit të Marvel, Frank Castle dhe më pas në ‘Thor’ si “Volstagg”.

Natyrisht, ai kishte bërë edhe paraqitje të tjera në “GI Joe: Retaliation”, “Divergent”, “The Divergent Series: Insurgent” dhe “The Divergent Series: Allegient”.

Së fundmi ai luajti Scott Buxton në hitin e madh të Netflix ‘RRR’. /abcnews.al