ShowBizzz

Ndërron jetë në moshën 83-vjeçare ikona e rock-ut, Tina Turner

Tina Turner një nga ikonat e rock-ut ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i saj.

“Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock’n Roll’-it ka ndërruar jetë sot e qetë në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë në shtëpinë e saj në Kusnacht afër Cyrihut, Zvicër. Me të, bota humbet një legjendë muzikore dhe një model.”

TS Poll - Loading poll ...

Ylli i lindur në SHBA ishte një nga këngëtaret më të pëlqyera të rrokut, e njohur për praninë e saj në skenë dhe një varg hitesh, duke përfshirë The Best, Proud Mary, Private Dancer dhe What’s Love Got To Do With It.