ShowBizzz

Në kontradiktë me veten, videoja me dy deklaratat e kundërta të Kiarës bëhet virale

Kiara Tito ka qenë pa dyshim një prej banoreve më të përfolura të shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Ajo u përfshi në diskutime dhe debate edhe në mbrëmjen e dytë të Post Big Brother VIP Albania, krah bashkëshortit të saj, fituesit Luiz EJlli.

Megjithatë, në një moment moderatorja e njohur bëri një deklaratë kundërthënëse me atë që kishte thënë vetëm disa javë më parë në po të njëjtën studio.

TS Poll - Loading poll ...

Të shtunën kur u diskutua për “bllokimin e famshëm te lavamani” që Luizi ia kishte bërë Kiarës gjatë një loje ku vajzat ishin detyruar të injoronin djemtë, Kiara tha se nuk e kishte bërë që ta fitonte lojën.

Por vetëm pak javë më parë, gjatë një debati me opinionistët në studio, ajo kishte thënë të kundërtën – që ishte zemëruar me Luizin ngase kishte dashur ta fitonte lojën.

Videoja në fjalë është bërë virale në TikTok, me shumë prej ndjekësve të cilët e kanë alkuzuar Kiarën se po gënjen.

@rebuildnow1 Kjo smeret vesh #luizejlli #meluizin #bigbrothervipalbania #fyp ♬ original sound – BuildNow