ShowBizzz

“Ngacmimet që më bënte, u lidha shumë me të”, Jori flet për afrimitetin me Luizin në BBV, ka dy fjalë për Kiarën

Jori Delli ka qenë ditën e sotme e ftuar në rubrikën “E Diell N’Trip” ku foli publikisht për afrimitetin që krijoi me Luiz Ejllin në “Big Brother VIP”.

Modelja tregoi se i pëlqente të rrinte me Luizin pasi i pëlqente shumë humori dhe batutat që bënte.

Megjithatë Jori theksoi se Luizin e ka konsideruar gjithmonë si vëlla dhe asgjë më shumë.

TS Poll - Loading poll ...

“Luizi është njeri shumë karizamatik. Aty brenda mërzitesh shumë shpejt, vjen ajo kohë që kemi folur një javë unë e di gjithë jetën tënde, çfarë do bëjmë? Unë kisha gjetur tek Luizi shokun tim edhe si vëlla. Ia kam thënë shumë herë dhe rija me të sepse qeshja me lot, kërcenim, këndonim, ishte qejf prandaj unë u lidha shumë me të dhe ai me mua. Ato ngacmimet që më bënte ishin në kuadrin e lojës. Ato gjëra nuk janë fare të vërteta”.

Sa i përket raportit me Kiarën, Jori tha se nuk ka shumë kontakte me të por e justifikoi moderatoren duke thënë se është shumë e zënë.

“Me Kiarën le të themi që është një marrëdhënie neutrale. Nuk ka ndodhur asnjë gjë, jashtë ajo ka shumë presion nga publiku dhe besoj se nuk ka shumë kohë të ketë marrëdhënie me mua. I kemi dhënë nja dy-tre mesazhe në Instagram njëra-tjetrës. Mu përgjigj një çikë vonë, por mu përgjigj.”

Ndërsa, sa i përket ndryshimit të sjelljes që Kiara bëri pas rihyrjes në BBV, Jori tha:

“U habita në fillim sepse nuk i kisha bërë asnjë gjë. Jam shprehur mirë, e kam mbajtur anën e Kiarës prandaj u mërzita”.