Lajme

Një i arrestuar dhe një rast në hetim për nxitje të përçarjes

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të lidhura me veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Në Stançiq, më 22 shtator, është ndaluar një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili ishte i kërkuar nën dyshimin për kryerjen e kësaj vepre penale.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, në Graçanicë, në një objekt janë hasur grafite me përmbajtje që dyshohet se nxisin urrejtje.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa me udhëzimin e tij është iniciuar rasti, i cili po vazhdon të hetohet.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me përmbajtjen e grafiteve apo rrethanat e rastit. 

Të Ngjashme